Alban Ramosaj: Dua që mami të ketë partner dhe ta sjellë në shtëpi

Antigona Ramosaj, Albani dhe Beatriksi ishin të ftuar sot në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare. E pyetur nga Arditi për bashkëshortin e saj të ndjerë, Antigona ka treguar se ka bërë shumë sakrifica që të rrisë fëmijët e saj sa më mirë dhe sa më të edukuar.

“Unë atë e njoha sa isha në Gjermani. Isha tek dajat e mi, kishin një restorant të vogël dhe punoja si vajzë dhe një herë a dy herë e kam parë që ka ardhur për darkë dhe më thotë daja im, të kemi fejuar se ai djali shumë i mirë. I thashë po si më keni fejuar, ndërkohë që unë nuk e njihja fare. Por kam qenë shumë me fat sepse ka qenë shumë i mirë”, tregoi Antigona.

Ardit Gjebrea: Dhe ju në asnjë moment nuk menduat që të shihnit jetën me dikë tjetër, por iu dedikuat fëmijëve?

Antigona Ramosaj: Nuk e mendova, ia dedikova fëmijëve, ishte ajo gjëja që doja më së shumti në jetë dhe më vjen keq ndonjëherë nëse s’kam bërë ndonjëherë aq sa duhet për këta, por jam munduar me shpirt që mos i mungojë asnjë gjë. Se një femër vetëm pa mbështetje është e vështirë sidomos në këto kohë që po jetojmë, jam munduar me shumë sakrificë që të mbaj dhe dy turne që këtyre të dyve të mos i mungojë asnjë gjë. Jam shumë e lumtur që u rritën, u edukuan, e morën rrugën e vetë, jam shumë e lumtur dhe do i mbështes sa të kem jetë.

Antigona tregon se momenti më i vështirë ishte kur u nda bashkëshorti nga jeta dhe asaj iu desh të vinte me dy fëmijët në Shqipëri, duhet të punonte dy turne, por të dy kanë qenë shumë të urtë dhe të edukuar dhe ia kanë bërë jetën asaj më të lehtë.

I pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea, nëse Albani do ishte dakort që Antigona të sillte në shtëpi partnerin e saj, këngëtari shprehet se është shumë mendje hapur dhe do i pëlqente shumë nëse e ëma do kishte një partner dhe të shikonte jetën e saj.
Ardit Gjebrea: Nëse mami do vinte me një partner në shtëpi, çfarë do bëje?
Alban Ramosaj: Kam shumë kohë që i them të dalë…

Antigona Ramosaj: Ta sjellësh (qesh).
Alban Ramosaj: Tani nuk e di ose unë jam shumë mendje hapur ose është problemi diku tjetër, por dua të them që lumturitë, dashuria, gëzimet duhet të ndahen që të ndjehen akoma më shumë. Sigurisht që jeton me ne, me familjen, fëmijët, por unë për vete kam shumë qejf që të ketë dikë, si mendon?
Antigona Ramosa: Tani që e the publikisht, po e mendoj dhe unë njëherë (qesh).
Alban Ramosaj: Ti e di më mirë për veten tënde si dhe kur është koha që mund të mendosh të takosh dikë ose gjëra të tilla.

Antigona Ramosaj: Faleminderit, por nuk jam e interesuar (qesh).

Leave a Reply