Aktori martohet për herë të pestë me 26-vjeçaren dhe njerëzit s’duken shumë të lumtur!


Aktori martohet për herë të pestë me 26-vjeçaren dhe

Nicolas Cage është edhe një herë “burrë i martuar”. Aktori i njohur zhvilloi ceremoninë private në 16 shkurt me 26-vjeçaren Riko Shabata. 57-vjeçari konfirmoi për People se lajmi është i vërtetë dhe “se çifti është shumë i lumtur”.

Dasma ishte një martesë shumë e vogël dhe intime në Hotel Wynn në Las Vegas. Shabata, kishte veshur një kimono japoneze, tradiconale për nuse, të punuar me dorë.

Aktori martohet për herë të pestë me 26-vjeçaren dhe

Aktori martohet për herë të pestë me 26-vjeçaren dhe

Pas martese, çifti u bë pjesë e një feste të vogël me ish-gruan e Cage, Alice Kim, të cilët tani janë miq të mirë, si dhe me djalin e tyre, Kal-El 15 vjeç.

Kjo është martesa e pestë e Cage pas ndarjes së tij publike nga Erika Kookie pas një martese katër-ditore në mars të 2019-ës, në Las Vegas. Atij iu dha divorci dy muaj më vonë.

Ylli i “Face/Off” më parë ka qenë i martuar më Patricia Arquette (1995-2001), Lisa Marie Presley (2002-2004) dhe Alice Kim (2004-2016).

Përveç Kal-El, ai ka edhe një djalë Weston, 30 vjeç, nga lidhja me aktoren Christina Fulton.

Komentet e njerëzve në rrjete sociale e quajnë Nicholas “të çuditshëm”, disa ndjejnë keqardhje për të dhe të tjerët thonë se “as kjo martesë s’e ka të gjatë”. Le të shpresojmë që jo…

Leave a Reply