




Aktorja dhe tashmë deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi dhe i dashuri i saj Keith Groeneveld, janë për momentin dyshja më e përfolur në mediat rozë.
Adriana ka qëndruar gjithmonë pozitive dhe në lidhje me futbollistin 18 vjet më të ri është parë gjithmonë shumë e lumtur, përkundër faktit se shumë njerëz kanë para gjykuar atë dhe kanë dhënë komente jo të mira për të dashurin e saj.




Sot, Adriana përmes një postimi në rrjete sociale ka falenderuar publikisht të dashurin dhe duke i thënë se ai është dashuria e jetës së saj.
“Dashuria e jetës sime, e them këtë nga thellësia e zemrës sime, unë nuk do të mund të dëshiroja për një partner më të mirë, e falenderoj Zotin që me bekoi me ty.
Dashuria ime për ty rritet cdo ditë, mënyra si arrin të më surprizosh cdo ditë është magjepsëse.




Ti je një njeri i mrekullueshëm, shihemi së shpejti, të dua” ka shkruar Adriana në mbishkrimin e një fotografie ku ajo duket me një buqetë të madhe me trëndafila, që ia ka dhuruar Keith./Kosovarja/