A kanë bërë ndërhyrje estetike? Doktoresha zbulon të vërtetat për vajzat e “Për’puthen”


Doktoreshë Serena komentoi në emisionin “Shqipëria Live” nëse vajzat e “Për’puthen” kanë bërë ndërhyrje estetike. Në ekran ju shfaqen 3 foto të Ana Lleshit, Ana Kaurit dhe Sindi Locit.

“Ana ka ndryshuar mënyrën se si ka bërë make-up, foto e dytë ka më shumë efekte, por edhe make-up është më profesional. Shikoj pak më të zbehura rrudhat te buzëqeshja, mund të jetë edhe efekt i make-up dhe nuk është se e gjykojmë. Ajo është diçka mirëmbajtëse dhe patjetër që mund ta tolerojmë”, tha Serena teksa komentoi foton e Ana Lleshit.

Kur doli fotografia e Ana Kaurit, doktoresha tha: “Buzët duken”. E pyetur nëse i ka bërë gabim, ajo shtoi: “Nga mënyra se si ka dalë në foto nuk duket edhe aq i gabuar, por kam lexuar në rrjet shumë komente që nuk i ka bërë në madhësinë e duhur apo me produktin e duhur”.

Ndërsa për Sindin tha se nuk ka bërë asgjë. “Janë të ndryshme fotot, e duket se ka bërë botoks, por nuk është ashtu”, tha Serena, e cila dha edhe disa këshilla për vajzat e “Për’puthen”.

“Ideja është këtu, të gjitha vajzat që janë në “Për’puthen” janë nga 21, 22 e deri në 26 vjeç. E në këto mosha, ne si mjekë, si kirurg, nuk shohim asnjë ndërhyrje të domosdoshme tek ato, që flasim e kanë patjetër të domosdoshme. Pastaj çështja e pëlqimeve se çfarë duan të bëjnë vajzat e ku duan të ndërhyjnë, ajo është e drejta e çdo pacienti. Duhet të mirëmbajnë lëkuren, trajtime të ndryshme dhe gjumë të mirë. Mos të lodhen me aq shumë make-up gjatë xhirime se ua plak fytyrën”, përfundoi doktoresha.

Leave a Reply