A e dini se sa të rëndësishme janë përqafimet?

Çdo njeri ka nevojë për katër përqafime në ditë për të mbijetuar, tetë përqafime në ditë për tu mbajtur dhe dymbëdhjetë përqafime në ditë për të vazhduar më tej në jetë.

Hulumtimet kanë treguar se edhe inteligjenca jonë varet nga përqafimi, kështu që besohet se fëmijët që i përqafojmë më shumë do të jenë më inteligjentë sesa ata që prindërit i përqafojnë më pak.

Për më tepër, përqafimi ka shumë efekte pozitive në shëndet. Kur një person merr një përqafim, “hormonet e lumturisë” rriten në trup, gjë që ul presionin e lartë të gja kut, zvogëlon stresin, zvogëlon ndjenjat e ankthit dhe dhimbjes dhe rrit lumturinë dhe kënaqësinë.

Përqafimet janë veçanërisht të dashura nga më të prekshmit dhe emotivët në shoqëri, si fëmijët dhe kafshët shtëpiake. Ata harrojnë të gjitha ndjenjat dhe ngjarjet e këqija dhe qetësia dhe siguria hyjnë në zemrat e tyre. Epo, çfarë prisni?

Dr.Samire Ademi Lutolli

#drIsmailLutolli

Leave a Reply