A e besoni dot sa vjeç është kjo grua? Fansat ngelin pa fjalë me pamjen e saj


Një modele 50-vjeçare thotë se të huajt tronditen kur zbulojnë moshën e saj. Kur ishte 40 vjeç ajo i kishte dy fëmijët e saj Tristan 6 vjeç dhe Kaidyn 3 vjeç, kjo ishte një nga arsyet pse njerëzit mendonin se ajo dukej më e re.

Renae Olivia e cila jeton në New York, SHBA, me burrin e saj Ken dhe fëmijët e tyre, ka më shumë se 50,100 ndjekës në Instagram. Ajo mendon që veshja e saj elegante e ndihmon të duket më e re, por gjithashtu përpiqet të ruajë pamjen e saj rinore dhe në mënyra të tjera.

Kur ishte 18 vjeç, ajo nuk merrte kurrë rreze dielli pa krem mbrojtës dhe ndiqte një regjim të rreptë të kujdesit për lëkurën. Ajo ushtrohet 2-5 herë në javë për 45 minuta dhe ha shëndetshëm.

“Njerëzit befasohen kur u them moshën time. Moda dhe stili më ndihmojnë për këtë. Nëse e mbani veten me vetëbesim, kjo ndihmon me siguri. Unë ndalova marrjen e rrezeve të diellit pa krem kur isha 18 vjeç dhe gjithmonë fshij makijazhin tim kur fle gjumë. Fle në një jastëk mëndafshi dhe kam një rutinë të shkëlqyeshme për kujdesin e lëkurës. Gjithashtu kurrë nuk i lë pas dore qafën dhe duart. Ato mund të jenë shenjat e para treguese të plakjes. Shpresoj ta vazhdoj me këtë ritëm dhe të kem këtë pamje kur të mbush 60-vjeç dhe më tej”, është shprehur ajo.

Renae shpreson të frymëzojë të tjerët se nuk është askush i vjetër për të ndjekur ëndrrat e tyre.

“Fillova udhëtimin tim në YouTube dhe Instagram fillimisht për t’u treguar njerëzve rutinat e mia të lëkurës dhe të bukurisë. Unë e dua atë që bëj dhe shpresoj të vazhdoj të krijoj përmbajtje argëtuese për gratë mbi tridhjetë, dyzet, pesëdhjetë e më shumë. Unë dua që gratë të dinë që nuk është kurrë vonë për të arritur atë që ju dëshironi në jetë. Unë po kaloj periudhën më të mirë të jetës sime tani në moshën 50 vjeç, plus që kam fëmijë të vegjël dhe kjo më bën të ndjehem akoma më e re”, ka treguar Renae.

Renae shpreson që ndarja e historisë së saj do të frymëzojë të tjerët të ndjekin ëndrrat e tyre pa marrë parasysh se çfarë moshe janë. /tvklan.al

Leave a Reply