




Edhe pse numëron gati gjysmë milioni ndjekës në Instagram, Rudina Magjistari tregohet gjithmonë e kujdesshme për sa i përket privatësisë. Moderatorja e njohur ka zgjedhur që jetën e saj personale ta mbajë larg vëmendjes së shtypit rozë, megjithatë herë pas here i ndodh që të tregojë ndonjë detaj që fansat e saj, ndoshta nuk dinë për të, siç ka ndodhur edhe dje.




Ajo kishte të ftuar në emision këngëtarin Vlashent Sata, i cili promovoi këngën e tij më të re ‘Frymë’, dedikuar babait. Pasi është transmetuar klipi, Magjistari u shfaq në ekran me një shami në dorë dhe e përlotur, teksa ka folur për babain e saj i cili ka hu mbur jetën vite më parë.




‘Unë e kam hu mbur babain shumë vite më parë dhe kjo këngë më zgjoi shumë mall’- u shpreh ajo. Gjatë vijimit të intervistës kur Sata po fliste rreth klipin, Magjistari vazhdoi të përlotej teksa këngëtari përshkruante momentet e fundit me babain e tij.