32-vjeçari u gjet i раjetë në magazinë, Рresidenti: Arjan Ѕala, Н Е R О I уnë


Presidenti Ilir Meta, 32-vjeçarin Arjan Sala që humbi jetën nga flakët në magazinë dhe që u gjet pas tre ditësh, e quan një njeri të jashtëzakonshëm. Në një postim në mediat sociale, teksa ndan dhimbjen me familjarët e vik timës, Meta shprehet se Salaj ka bërë një sak rificë sublime dhe është simbol i vetë mohimit.

“ARJAN SALA, HEROI YNË! Shumë dhembje, mirënjohje e respekt të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm, që në kushte shumë të vështira, me ndjenjën e lartë të përmbushjes së detyrës, shp ëtoi jetën e shumë qytetarëve duke qenë i ndërgjegjshëm se po hum bte jetën e tij.

Me sakrificën sublime, Arjan Sala hyri në zemrat tona për t’u përjetësuar si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit, shembull i mirësisë dhe i vlerave më të larta humane“, shprehet kreu i shtetit.

Më tej Presidenti uron që mbi vetëfilijimin e 32-vjeçarit të ndërtohet një shtet më njerëzor, më social dhe që nuk i brak tis njerëzit në nevojë e kur janë në momente të vështira.

“Mbi vetëflijimin e Tij uroj të ndërtohet një shtet më njerëzor, më i dhembshur, më social dhe më reagues, që nuk i braktis njerëzit në nevojë në momentet më të vështira, por që mendon për ta dhe i respekton me përu lësi çdo ditë Heronjtë e thjeshtë e të heshtur dhe sakrificat e tyre në shërbim të komunitetit. Ngushëllimet më të ndjera familjes! Lutemi që shpirti i Heroit tonë Arjan Sala të prehet në paqen e merituar!“, mbyll reagimin e tij Presidenti Ilir Meta.

Arjan Salaj u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në magazinën ku po kërkohej prej tre ditës. Deri tani dyshohet se ka hu mbur jetën nga asfiksia, pasi nuk mundi të dilte dot nga magazina që u përfshi nga flakët pasditen e së mërkurës./tvklan.al

Leave a Reply