24 vite më e vogël, Adelina tregon si ka ndikuar diferenca e moshës tek marrēdhēnía me bashkëshortin


Martesa e Adelina Tahirit me Serjoza Markov ka qenë e komentuar që prej ditës kur këngëtarja e bëri publike e vazhdon të jetë edhe sot. Shkak është bërë edhe diferenca e tyre në moshë duke qenë se Adelina ishte 25 vjeç kur u martua ndërsa Serjoza 49.


Me 24 vjet diferencë në moshë, shumë janë kuriozë të dinë se si është marrëdhënia e tyre tani që Adelina është 29 e Serjoza 53.

“Të jem e sinqertë unë aspak nuk e ndjej diferencen edhe pse e kemi! Ndjehesh me e respektuar, vleresuar! Sepse nje burrë me nje moshë te pjekur kur dashurohet di ta vlersojë femren dhe ta trajtoj me ndryshe! Në këtë jam e bindur! Unë ndjehem me e dashuruar dhe e dashur se kurrë! Këtë fat do ja deshiroja çdo femre! Ne jemi 7 vite te plota bashkë per 8 dhe çdo dite duhemi sikur diten e pare! Po unë besoj se rezultati eshte vetem pjekuria e tij! Dhe vetebesimin qe e kemi te dy”, është shprehur Adelina.

Leave a Reply