22 vjeçarja humbi jetën nga K0VID, reagon Universiteti i Tiranës: “Hu mbje e madhe! Iu prenë në mes të gjitha ëndrrat e saj”


Universiteti i Tiranës i ka shprehur ngushëllimet familjes së studentes Euxhena Jorgji, e cila u nda nga jeta dje për shkak të komplikacioneve me K0VID. Në një reagim në rrjetet sociale, UT, thotë se kjo është një humbje e madhe për miqtë e familjen.

Reagimi i plotë:

Sot morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të studentes tonë Euxhena Jorgji. Me përfundimin me rezultat të larta të studimeve Bachelor në degën e Financës pranë Fakultetit të Ekonomisë u regjistrua në Master Shkencor “Menaxhim Risku”. Largimi i parakohshëm nga jeta për shkak të K0VIDI i ndërpreu në mes të gjitha ëndrrat e saj.

Universiteti i Tiranës i shpreh ngushëllimet Familjes Jorgji, shokëve dhe shoqeve të saj për këtë hu mbje të madhe të vajzës dhe mikes së tyre. Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha

Leave a Reply