




Në Islandë janë shënuar 17,000 tërmete të cilat goditën këtë shtet vetëm gjatë javës së kaluar.
Si shkak e këtyre lëkundjeve, sipas ekspertëve pritet një shpërthim vullkanik i afërt.
Vetëm të mërkurën, u regjistruan rreth 2,500 tërmete dhe që nga mesnata e të enjtes gati 800 tërmete të tjera.




Tërmeti më i madh ishte ai me magnitutë 5.6 të shkallës Rihter, i cili është i mjaftueshëm për të shkaktuar “disa dëmtime në strukturat e dobëta”.
Tërmetet kanë shkaktuar pak dëme deri më tani, megjithëse Administrata Rrugore dhe Bregdetare e Islandës ka raportuar çarje të vogla në rrugë në zonë dhe rënie shkëmbinjsh në shpatet e pjerrëta pranë epiqendrës.




Shpërthimi i papritur i aktivitetit sizmik është përqendruar rreth Gadishullit Reykjanes, një rajon i populluar dendur në Islandën jugperëndimore, në jug të kryeqytetit Reykjavík.
Autoritetet islandeze tani janë duke pritur që dy vullkane në Gadishullin Reykjanes – malin Keilir dhe malin Fagradalsfjall – të shpërthejnë në orët e ardhshme.




Një shpërthim vullkanik do të ishte i pari në zonë që nga shekulli i 12-të. /albeu.com/