“𝐊𝐭𝐡𝐞𝐡𝐮 𝐧ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐭ë𝐧𝐝”, 𝐄𝐫𝐦𝐚𝐥 𝐌𝐞𝐭𝐚 𝐛ë𝐧 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐚𝐭ë𝐧 𝐞𝐦𝐨𝐜𝐢𝐨𝐧𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐩ë𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐧ë


Shqiptari Ermal Meta i cili ishte shumë pranë fitores në “Sanremo 2021”, ia doli të merrte vendin e tretë me këngën “Un milione di cose da dirti”. Së fundmi, ai ka publikuar një video ku i përgjigjet komenteve të tilla si “Ti nuk i përket Italisë”, “Kthehu në vendin tënd” e shumë të tjera. Ermali është shprehur se nuk preket nga të tilla komente, pasi ka shumë vite që jeton në Itali.

“Mua këto komente nuk më prekin fare. Por unë dua të ndaloj tek to se nuk më duket aspak e drejtë që persona që janë shumë më të rinj se unë të më drejtohen në atë mënyrë, kur unë jam në realitet më shumë italian se ata, sepse jetoj në këtë vend prej më shumë vitesh, pavarësisht se kam ardhur nga një tjetër shtet.

Është e çuditshme që këtë diskutim po e bëj në 2021-in dhe nuk po e prek këtë temë sepse më pëlqejnë polemikat, në fakt as nuk më plas për to. Ajo që dua të dini është fakti që të thuhen këto gjëra dhe t’i lësh të ikin i bën të duken normale. Të flasësh ash_për e t’i përmendësh origjinën dikujt nuk është aspak normale. Ne jetojmë të gjithë nën një qiell, të gjithë kemi një ndër_gjegje të përbashkët kolektive.

Kjo është urre_jtje që unë nuk e pranoj dot sepse është id0tësi. Në fund dua të falenderoj të gjithë ata që më mbështesin dhe më ndj_ekin sepse më duan. Ndërsa për ju të tjerët kam vetëm diçka për t’iu thënë: Nëse do dinit vetëm pak fare nga historia e vendit nga unë vij, do ndiheshit krenar, njësoj si unë. Jam krenar për rrënjët dhe gj_a_kun tim, e nëse ju do i njihnit ata do ndiheshit krenarë që i keni fqinj. Ju ftoj të lexoni historinë e tyre dhe do mbeteni të mahnitur”, është shprehur ai./ Albeu

Leave a Reply