Ѕi do të jenë puѕhimet verore këtë verë, Greqia dhe Ѕеrbia nënѕhkruajnë të раrët marrëvеѕhjen, futet në lojë сеrtifikata e vakѕinimit (Detaje)


Në një telekonferencë të Ministrit Grek të Turizmit, Haris Theocharis, me homologen serbe Tatiana Matic, u ra dakord për të nënshkruar një memorandum bashkëpunimi që do të përcaktojë mënyrën e hyrjes së turistëve serbë verën e ardhshme në Greqi.

Sipas deklaratës të lëshuar nga Ministria Serbe e Turizmit, është rënë dakord që certifikata e vaks inimit të jepet nga autoritetet shëndetësore kompetente në Serbi.

Në mënyrë të veçantë, është raportuar se nga 1 maji deri më 1 tetor, të gjithë shtetasit serbë do të jenë në gjendje të vizitojnë Greqinë nëse kanë një certifikatë vak sinimi me vete.

Ata që nuk kanë certifikatën përkatëse do të mund të hyjnë në Greqi vetëm duke treguar një test negativ PCR ose test antigjeni. I njëjti regjim do të zbatohet dhe për grekët që vizitojnë Serbinë.

“Hapja e kufijve të Greqisë për qytetarët tanë gjatë verës do të jetë një imazh simbolik i normalizimit të plotë të jetës sonë dhe është një konfirmim i miqësisë së thellë dhe të vërtetë dhe marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale midis Serbisë dhe Greqisë,” tha Tatiana Matic pas përfundimit të telekonferencës me Ministrin e Turizmit Haris Theocharis.(F.M/Faxweb.al)

Leave a Reply