“Ѕhqiрonjat” thуеjnë derën e aрaramentit që po digjeеj në meѕ të Tiranës, gjejnë të moѕhuarën me ѕhenja jete dhe marrin në krah për 5 kate (VIDEO)

Pamje nga operacioni i Shqiponjave
Efektivët e repartit Shqiponja të Tiranës, kanë shpëtuar një të moshuar e cila ndodhej brenda apartamentit të saj që kishte shp ërthyer në flakë në kryeqytet. Burime për newsbomb.al, bëjne me dije se e moshuara ishte asf iksuar brenda në shtëpi, dhe dera kr yesore ishte e mb yllur.

Kanë qenë efektivët e këtij reparti që janë detyruar të thy ejnë me forcë derën dhe e kanë gjetur pa ndjenja brenda në shtëpi, por me shenja jete. Në këto kushte, kur kanë konstatuar se 75 vjeçarja ishte ende në jetë, “Shqiponjat” e kanë marrë në krah për 5 kate dhe e kanë dërguar me ambulancë drejt QSUT-së.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Myslym Shyrit”, pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Në pamjet e mëposhtme të siguruara nga newsbomb.al, shihet dhe një efektiv i këtij reparti që pasi e moshuara futet në ambulancë, ai vr apon për të marrë motorin dhe niset para për të hapur rrugën. Fatmirësisht, pas dërgimit në spital, 75 vjeçarja ka mundur të jetojë.

Reagimi i shpejtë dhe organizimi i efektivëve të “Shqiponjave”, ka bërë një gruaja e moshuar të mbërrijë me shenja jete dhe më pas kanë qenë mjekët ata që kanë bërë detyrën e tyre.

Leave a Reply