Ѕhēnohet fatkeqēѕia në Tunizi, gjendet dhjetēra truра në det. Emigrantë që kërkonin një jetë më të mirë


Janë gjetur tru pat e pajetë të 41 emigrantëve të parregullt, një prej të cilëve ishte një fëmijë, pasi barka me të cilën po udhëtonin drejt Italisë u fundos pranë vendndodhjes Sidi Mansour të qytetit Sfaks në Tunizinë Jugore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë dje nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Refugjatët (UNHCR) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), thuhet se trupat e pajetë të 41 personave u gjetën në barkën që u mbyt dy net më parë pranë vendndodhjes Sidi Mansour.

Tre persona janë shpëtuar pas për pjekjeve të kërkimit dhe shpëtimit të kryera dje nga ekipet e Rojës Bregdetare Kombëtare të Tunizisë. Siç raportohet, të gjithë emigrantët që hu mbën jetën në aksident ishin nga Afrika Sub-Sahariane.

Këtë vit, rreth 290 persona kanë hu mbur jetën në Mesdheun Qendror, thanë organizatat e OKB-së, duke theksuar nevojën e rritjes dhe zgjerimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit nga shtetet. UNHCR dhe IOM po ashtu thanë se është prioritet solidarizimi dhe mbështetja ndaj autoriteteve kombëtare në lu ftën kundër kontrabandimit të emigrantëve

Leave a Reply