Ѕhenjat e рara рër të zbuluar nëѕe mund të mbëѕhteteѕh ose jo tek partneri yt

Nëse keni në krah një partner mbështetës ata do të bënin gjithçka për të qënë aty. Do t’ju dëgjonin për problemin e radhës, do të shqetësoheshin bashkë me ju, por mbi të gjitha: do të ishin prezent gjatë gjithë kohës! Po sikur të jetë e kundërta? Zbulojeni nëpërmjet shenjave më poshtë që flasin për një partner abuzim dhe fare mbështetës që në fillim të lidhjes.

1. Ata minimizojnë ndjesitë tuaja
Nëse partneri juaj kur nisni të bëheni romantike apo të flisni për gjëra serioze nis t’ju vërë në siklet dhe përpiqet ta ndërrojë bisedën, ka diçka që s’shkon. S’ka dhe aq respekt për ndjenjat tuaja.

I injorojnë mesazhet tuaja dhe kur ju ankoheni bëjnë sikur s’ka ndodhur asgjë. Eshtë skenar i njohur.

3. Ju lënë vetëm kur keni më shumë nevojë për ta
Ai duhet të jetë aty në momentet më të rëndësishme, qofshin këto të lumtura apo të trishtuara. Nëse ky gjest është i përsëritur, tregohuni vigjilentë.

4. Nuk janë të lumtur për sukseset e tua
Në vend që të entuziazmohen aq sa ju, tregojnë që nga mimika që s’janë dhe aq të lumtur për arritjen tënde të radhës. Sigurisht që mund të ketë shumë arsye pse partneri nuk ndihet i kënaqur, por asgjë s’e justifikon egoizmin e tij të vazhdueshëm.

5. Nuk tregon interes në objektivat e tua
Ti do të vazhdosh një master të ri, do të blesh një shtëpi apo një makinë, por ndjen se nuk je e mbështetur mjaftueshëm. Një partner mbështetës do të jetë aty, pranë teje duke të ndihmuar në arritjen e radhës.

6. Çdo gjë e bën duke menduar për veten
Kur ai është mirë, ti duhet të jesh mirë. Kur ai s’është, askush rreth tij s’duhet të jetë.

7. Kur gjërat vështirësohen, ata zhduken.
Asgjë më mirë se kaq s’flet për indiferencën dhe qellimet e tij.

Burimi: Bustle

Leave a Reply