




Një adoleshente amerikane u angazhua seriozisht për të gjetur një djalë të panjohur që e puthi në buzë në majë të kullës Eiffel në Paris ndërsa ndodhej aty si turiste. Studentja Juliana C. nga Kalifornia apeloi në FB të martën pasi publikoi videon me djalin simpatik duke bërë thirrje t’ia gjenin atë pasi harroi t’i kërkonte numrin.




“E putha këtë djalë në majë të kullës Eiffel në Paris. Keqardhja më e madhe është se harrova t’i merrja numrin. A mund të na ndihmojë FB për këtë?”. Vajza kishte qenë në turne me shkollën dhe tha se të puthte një person në kullën Eiffel pavarësisht se prindërit e saj do të mërziteshin.