Рublikohet një tjetër fotografi, a ka vërtet diçka mes Meliѕëѕ dhe Andit?


Një ak uzë e bërë disa episode më parë në drejtim të Melisës, ku ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari deklaroi se vajza ishte përfshirë në marrëdhënie intime me një djalë, pa cilësuar nëse personi në fjalë ishte brenda apo jashtë programit do të nxiste lindjen e zërave të shumtë, që përmendnin një emër të vetëm: Andin Shehun.

Së fundmi, një fotografi rrit dyshimet në fjalë, ku shfaqen pikërisht Andi dhe Melisa, nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe larg ambienteve të programit.

Kjo është në fakt fotografia e dytë që shkakton dyshime. Kohë më parë qarkulloi një fotografi e tyre, për të cilën Melisa foli në “Për’puthen Prime”, ku sqaroi se në fakt ajo ishte bërë brenda ambienteve të Top Channelit.

“Nuk kam çfarë të them. Kjo fotografi është e zvogëluar. Këtu jemi në ambientet e Topit. Thjesht është zmadhuar”, shpjegoi asokohe Melisa.

E emocionuar, ajo do të tregonte se akuzat kishin ndikuar në marrëdhënien e saj me të ëmën

“Nuk më plas fare çfarë shpik Fationi. Dhe tha që s’donte të prekte familjen time, por e bëri. Nëse ke prova nxirri këtu me foto me gjëra. Nuk flas me mamanë time për shkak të kësaj situate. Ajo e di shumë mirë se kush jam dhe si jam, por duke qenë një epokë tjetër… Ajo nuk do më hedhë kurrë në rrugë se jam fëmija i saj, por normalisht që do ketë kritika. Akuzat e Fationit dhe aludimet e publikut e kanë prekur”, deklaroi Melisa.

Çfarë do të shkaktonte akoma më shumë bujë, lidhur me deklaratën e Fationit ishte fakti se Tea-Andi përbënin një çift thuajse të konsoliduar.

Tea do të reagonte duke lënë të kuptohej se fjalët e thëna nuk kishin ndikuar aspak tek ajo.

“Andi është një person që për momentin ka shumë vëmendje dhe po konsolidohet deri diku me mua në sytë e publikut. Njerëzve u duket shumë interesante që të na përçajnë ose të marrin vëmendje nga ne të dy. Gjithashtu unë ia kam nxjerrë çikë namin Andit si qejfli”.

Leave a Reply