




Sot në “Përputhen +40” u transmetua takimi i Stelës dhe Ndriçimit. Dyshja i bënë pyetje të ndryshme njëri-tjetrin për t’u njohur sa më mirë.
Teksa Stela e pyeti për fëmijërinë, Ndriçimi nuk mundi t’i mbante dot lotët. Ai tha se ka 4 vëllezër dhe dy motra, mirëpo njëra ndër motrat nuk ka qenë mirë.




“Ne jemi 5 vëllezër dhe dy motra….(i dalin lotët) jo, këtë pjesë nuk duhet të ma kishe përmendur. Kam një motër që s’ka qenë mirë. Unë ndonjëherë bëj sikur qaj, por ti më bërë të qaj me të vërtetë”, tha Ndriçimi.