




Pasi pësoi disfatën më të thellë në historinë politike, me vetëm 4 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit nga 19 të tilla në vitin 2017, LSI ka shpërndarë një video të pazakontë. Klajdi Bodlli, zëdhënësi i kësaj partie ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku përmbledhja jep mesazhin se partia e Monika Kryemadhit do të ripërtërihet sërish nga hiri i saj ashtu si zogu mitik Feniksi.




Pas reagimit të kreut të PD, ky është reagimi i parë i LSI pas humbjes së thellë në këto zgjedhje.