Рërlotet Рirro Çako, zbulon hiѕtorinë që fshihet раѕ këngës “Vendi im” të Elvana Gjata

Nëse do të duhej të përmendnim një dyshe shumë të mirë dhe të suksesshme në industrinë e muzikës, padyshim që do thoshnim Elvana Gjata dhe Pirro Çako.

Pas albumit të parë ata erdhën me albumin tjetër “Çelu” i cili mban 7 këngë që në fakt vijnë si një formë drite dhe shprese për jetën.

Por si janë njohur ata të dy?

Mbrëmjen e kësaj të shtune, Elvana dhe Pirro ishin të ftuar në “Soiree” me Jonida Shehun dhe zbuluan se ka qenë Elvana ajo që e ka kontaktuar dhe gjithçka ka nisur nëpërmjet një bisede në telefon.

Ndërkaq Pirro ka treguar se me këngën “Vendi im” që Elvana e ka sjellë në bashkëpunim me motrën e saj Migena Gjata, ka një lidhje më të fortë dhe emocionale.

Pirro zbuloi i përlotur dhe i emocionuar se këtë këngë e ka shkruar para 30 vitesh dhe është një dedikim për babain e tij dhe gjithmonë që do e dëgjojë këtë këngë, do t’i kujtohet ai.

Leave a Reply