Рak раra se të ndahej nga jeta, Ergi Dini la edhe një këngë kujtim рër fansat

Është publikuar sot kënga e fundit që Ergi Dini realizoi pak muaj para se të ndërronte jetë. Motra e të ndjerit, Barbana Dini, përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka lajmëruar se kënga e re e Ergit “Loco”, sot është publikuar në kanalin e saj në Youtube.

“E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës! Jemi munduar të përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar dhe duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donitë të dëgjonit diçka të re nga AI!”,- shkruan Barbana.

Për klipin janë përdorur pamje nga pjesëmarrja e Ergit në “X Factor”.

Këngët e fundit të Ergit janë edhe një lloj amaneti për ata që e ndiejnë si detyrim për t’i dhënë jetë e për të mos i lënë të hu mbin në kohë. Këtë pohoi edhe pasditen e sotme nga “Rudina” i ati i Ergit, Dashamir Dini.

“Është obligim ndaj vetes si prind dhe si mik i tij, më shumë. E kam për detyrë të çoj deri në fund çdo gjë që ai solli e arriti të krijojë për një periudhë shumë të shkurtër, 22 vjeç ai krijoi 7 këngë që nuk ishin pak për një 22-vjeçar. Dha muzikë shumë të mirë e interpretime shumë të mira që la mbresë për ne e kujtohet, qe një djalë i shkëlqyeshëm, prandaj edhe kujtohet”, – tha ai mes lotësh.

Leave a Reply