




Aktori i njohur për rolin e Omerit në serialin “Diamante dhe dashuri”, Engin Akyürek, prej pak kohësh ka nisur xhirimet për një serial të ri, i cili deri tani është pritur mjaft mirë nga publiku. “Sefirin K?z?”, veç Engin, kishte deri tani protag oniste edhe aktoren e njohur Neslihan Atagül. Kjo e fundit, për shkak të pro blemeve shë ndetësore, është detyruar ta lërë serialin duke u zëvendësuar kështu me ish-partneren e Engin, Elif.




Tuba Büyüküstün e ka bërë zyrtar lajmin që do t’i bashkohet kastit të serialit të ri në ekranin e Star TV, së bashku me grupin e punës, me të cilin ajo ka punuar për disa vite.
Pavarësisht se në dukje, Tuba do të zëvendësojë Neslihan Atagül dhe personazhin e saj, në fakt, jo. Ajo nuk do të jetë vajza e ambasadorit, ‘Nare’, por do t’i besohet një rol i ri në serialin e suksesshëm.




Duke e ndarë entuziazmin edhe me fansat e saj, me një foto bardhë e zi në Instagram, Tuba shkruan se ndihet shumë e lumtur për këtë projekt