




Konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xheravina ka dhënë së fundmi një intervistë për 60 sekonda në “Prive”.
Ai iu është përgjigjur pyetjeve të ndryshme, madje u vu përballë një zgjedhjeje. “Kë zgjedh mes Shqipes, Antonelës dhe Anës?”, u pyet Atdheu.




Pa hezituar, konkurrenti zgjodhi pëlqimin e tij të parë, Anën. Përgjigjja e tij ka habitur jo pak ndjekësit, pasi së fundmi Atdheu ka shprehur pëlqim për Antonelën. Madje ai u kthye në “Përputhen” për të dalë në takim me të.