Нungaria miraton Iigjin që ndaIon diѕkutimet që рromovojnë homoѕekѕuaIitetin dhe ndërrimin e gjinisē

Parlamenti i Hungarisë miratoi ligjin që ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve, që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë. Kritikët e cilësuan masën si sulm mbi të drejtat e komunitetit homose ksual, lesbik, bise ksual dhe trans seksual (LGBT).

Legjislacioni u mbështet nga 157 ligjvënës, nga 199 sa ka Parlamenti hungarez në total. Ligjvënësit e opozitës e bojkotuan votimin, me për jashtim të atyre nga partia e krahut të djathtë Jobbik, e cila e mbështeti masën. Një ditë më herët, mijëra protestues u mblodhën në Budapest për ta kundërshtuar atë.

Ligji u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet tjera, që flasin për sek sual itet tjetër, përveç hetero seksu alitetit. Ligji zbatohet edhe për reklamat, në të cilat homo se ks ualiteti ose personat trans se ksualë paraqiten si normalë.

Nuk është ende e qartë se çfarë dënimesh mund të shqiptohen për ata që ndëshkohen për shkelje të ligjit të ri. Qeveria e kryeministrit Viktor Orban tha se legjislacioni është i nevojshëm për të mb rojtur “të drejtën e fëmijëve për identitetin e tyre gjinor, të siguruar gjatë lindjes”. Shoqatat e komunitetit LGBT dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut thanë se ligji “do t’i shkelë të drejtat e të rinjve homo se ksualë dhe transseksualë”. Kushtetuta e Hungarisë thotë se martesa është për çiftet hetero se ksuale

Leave a Reply