‘Нiqni kaрelet, a keni fëmijë’, рrotestueѕit thirrje efektivëve t’i baѕhkohen tubimit: Drejtëѕi рër Jonadën

Qindra persona pjesëmarrës në protestën e ditës së sotme, i kanë bërë thirrje policisë së shtetit ti bashkohen tubimit, që vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Situata ka agravuar paksa ku disa protestues tentuan të thyenin kordonin e sigurisë. Ata brohorasin njëzëri “qeveria të japë dorëheqjen”, Drejtësi për Jonadën”, ‘Hiqni kapelet, a keni fëmijë’, “Ju jeni vrasës”
Situata e tensionuar ka shkaktuar frikë dhe tension tek fëmijët që janë pjesë e saj.

Qytetarë, Shoqëria Civile dhe politikanë të opozitës po protestojnë para Ministrisë së Brendshme nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti”.
Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aks identua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Protesta po mbahet para Ministrisë së Brendshme, ndërsa kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.
Protestës i janë bashkuar edhe deputetët Lefter Geshtenja, Flamur Hoxha, Luçiano Boci dhe Luan Baçi.
Jonada kishte ardhur me pushime me prindërit e saj, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetojnë në Angli.

Me qindra qytetarë iu bashkuan dy ditët e fundit dhimbjes së familjes Avdia, ndërkohë rrjetet sociale kanë përcjellë pa ndarë zemërimin dhe revoltën e madhe për atë tragjedi që i mori jetën vajzës.
Kujtojmë se Prokuroria e Vlorës kundërshtoi qëndrimin dhe referimin e policisë së Vlorës që e dorëzoi komisarin Arjan Tase për akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Top Channel

Leave a Reply