Нiѕtoria e jaѕhtëzakonѕhme e infermiereѕ, me kаnсеr dhe vazhdon рunën

Një histori e trishtë, por edhe një frymëzim për të gjithë është historia e infermieres britanike Krista Bose. Në një intervistë për CNN, infermieria Bose ka rrëfyer historinë e saj. Krista është e diagnostikuar me kàncèr, por megjithatë, ajo kurrsesi nuk e ka ndalur kujdesin ndaj pacientëve në spitalin ku punon.

“Më duket sikur mbajtja e kapelës mjekësore më ka ndihmuar në shumë mënyra”, u shpreh Krista. 27-vjeçarja po e përballet me kàncèrin për herë të dytë. Në përballjen e parë me këtë sèmundjè, ajo theu disa kocka dhe këputi disa muskuj në këmbën e majtë.

Shufrat metalike kanë zënë vendin e kockave dhe stërvitja e forcës e ka ndihmuar në rindërtimin e disa muskujve. Por në katër muajt e fundit, nuk është vetëm kàncèri që po qëndron mes saj dhe një diplome mjekësore.

Kimioterapia e vazhdueshme e ka dobësuar aq rëndë sistemin e saj imunitar, saqë ajo është konsideruar klinikisht jashtëzakonisht e ndjeshme, madje simptomat më të lehta të ko ronav irusit mund të jenë fatale për të.

Boses i është kërkuar të qëndrojë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur, duke shpenzuar kohën vetëm për stërvitje dhe takime mjekësore. Megjithatë, ajo i ka injoruar këshillat dhe çdo dit e gjen veten duke u kujdesur për pacientët e sëmurë në spital. “Të ndjehesh sikur ke aftësi, ke njohuri, mund të jesh një pasuri për ata pacientë, është e vështirë të ndihesh sikur po harxhohesh mënjanë”, tha ajo.

Leave a Reply