ВIIokimi i fluturimeve në Rinaѕ/ Qytetarët në рanik, në рritje prej shumë orësh рranë aeroportit


Qytetarët që presin në Rinas
Qytetarët, të cilët kishin rezervuar fluturime dhe iu anuluan shprehen se nuk dinë çfarë do të ndodhë.

Për të dytën ditë,fluturimet nga aeroporti “Nënë Tereza”, janë pezulluar, për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror.

Qytetarët flasin, në një lidhje direkt, për edicionin informativ në Top Channel. Ata thonë se janë njoftuar për shtyrje të fluturimeve, por sërish nisjet u anuluan.
“E kemi pasur fluturimin sot në mëngjes në orën 6 e 30, na e shtynë në 12 e 30 dhe prapë jemi këtu. Nuk e dimë sa do presim. Na njoftuan se u shty bileta. Nuk e di çfarë do të bëhet, askush nuk ka ardhur të interesohet”, thotë një qytetar.

“Kemi 6 orë që presim, na thanë do nisemi në 12 e 30, u shty në 18:00 dhe prapë nuk e dimë a do të fluturojmë, do rrimë këtu se nuk kemi ku shkojmë”, thotë një tjetër qytetar.

Situata në aeroportin e Rinasit është kaotike. Gazetarët e Top Channel raportojnë për disa vendime që bien ndesh me njëra-tjetrën dhe qytetarët janë të paqartë. Janë njerëz me fëmijë dhe të tjerë me probleme shëndetësore, që detyrohen të presin.
Top Channel

Leave a Reply